“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, jeton me qira

26/02/2026 11:59

Kryeministri Edi Rama ka folur për AKSHI-n gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si AKSHI, i cili është duartrokitur, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë dhe inxhiniere, vajza e djem që me në krye të drejtorit të atij institucioni kanë punuar pa orar. Meqë janë bërë të gjitha këto nuk mund të hetohet, jo përkundrazi që po.

Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe t’u jepet mundësia të hetohen deri në momentin që dalin të pafajshëm ose jo. Jo, një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar si personazhi që ka krijuar për të arrestuar dhe masakruar tenxhere dhe tenxhere, dukeni vënë në kurriz vila dhe makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira.

Çfarë fiton shteti, se këtu flasim për shtetin, si shteti garanton të gjithëve lirinë të drejtën e punës dhe të drejtën e marrjes së vendimeve, natyrisht garanton të gjithë, cilido vendimet e veta realizon qëllime të fshehta, nuk është i pandëshkueshëm. Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh edhe ai në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes. Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë edhe për të tjerët, për njerëz që janë në burgje dhe nuk i është bërë gjyqi.

Çfarë ndodhi sikur të jetë e vërtetë. Ka plot e përplot të pafajshëm që kanë kaluar eksperienca trauamtike në prokurorinë e pavarur, e ku janë sot, e dini ku janë, e kanë lënë punën në shtet ose vazhdojnë , por gëzojnë një status të vetë-fituar dhe vetë-pranuar, nuk firmosin asnjë copë letër, nga frika, disa kurohen nga psikologë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB