ZYRTARE/Real Madrid do të luajë pa Kylian Mbappe ndaj Benfica-s

25/02/2026 12:36

Tani është zyrtare; Kylian Mbappe nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Benficas. Sulmuesi francez ka probleme me gjurin e majtë që nuk e lejon atë të zbresë në fushën e lojës. Mbappesë i duhet të pushojë për të qetësuar një artikulacion që po e mundon prej thuajse 3 muajsh me futbollistin që përveç ndeshjes me luzitanët nuk do të luajë as të hënën ndaj Getafes.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Mbappe do të mund të kthehet në fushën e lojës ndaj Celta Vigo

‘Prej javësh po bën një sforcim-tha këtë të martë Arbeloa-por do të luajë’. Edhe pse në fund Mbappe nuk ia doli mbanë. Pas stërvitjes të cilën ai e braktisi pak para mbylljes, u shfaq pesimizmi dhe ndjesitë e mëngjesit të kësaj të mërkure u bënë realitet; Mbappe nuk do të luajë.

Ndërkaq Reali i Madridit ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Benfican ku nuk figuron emri i Kylian Mbappe. Portierë: Courtois, Lunin dhe Fran González; Mbrojtës: Carvajal, Alaba, Trent, Asencio, Carreras, Fran García, Rüdiger dhe Mendy; Mesfushorë: Camavinga, Valverde, Tchouameni, Güler, Cestero, Manuel Ángel, Palacios dhe Thiago; Sulmues: Vinicius, Gonzalo, Brahim dhe Mastantuono.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB