Video/ Rrëshqitja e dheut në aksin Përrenjas-Librazhd, ARRSH nis punën për demontimin e urës
25/02/2026 09:51
Menjëherë pas vendimit të Këshillit teknik mbi zgjidhjen që do ti jepet Korridorit të VIII në segmentin e dëmtuar nga erozioni në Dragostunjë, ARRSH nis pa humbur kohë punën.
Mëngjesin e kësaj të mërkure ka nisur demontimi i urës e cila pësoi rrëshqitje dhe u dëmtua.
Specialistët gjithashtu janë në terren në pjesën përkrah hekurudhës ku do të nisë puna për ndërtimin e një segmenti 1.3 km që do të bëjë të mundur rikthimin e qarkullimit në këtë aks rrugor
Top Channel