PSG dridhet në pjesën e parë, kampionët në fuqi barazojnë me Monacon dhe i hedh sytë nga Barcelona dhe Chelsea

25/02/2026 22:55

PSG ka arritur kualifikimin në ndeshjen e dytë kundër Monacos në fazën play off të Championsit, duke barazuar me rezultatin 2-ë në “Parc des Princes”.

Edhe pse kampionët në fuqi të Championsit kishin triumfuar 2-3 në ndeshjen e parë, në shtëpinë e tyre filluan të dridheshin, kur në fundin e pjesës së parë, miqtë shënuan me Akliouche.

Gjithsesi, kartoni i kuq i Coulibaly në minutën e 58’ i dha një shtysë të madhe vendasve, të cilët shënuan dy herë brenda harkut kohor të 6 minutave (60’-66’) me Marquinhos dhe Kvaratskhelian, ndërsa Teze barazoi në fund për statistikë.

Kështu PSG avancon në fazën e 1/8-ave, aty ku do të presë të mësojë kundërshtarin e radhës, një mes Barcelonës dhe Chelseat.

REZULTATI:

PSG 2-2 MONACO

Marquinhos 60’, Kvaratskhelia 66’ / Akliouche 45’, Teze 90+1’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB