Pranoi lidhjet jashtëmartesore me dy gra, por mohon përfshirjen në skandale të tjera të Epstein, Gates: Kërkoj falje për gabimet, por…

25/02/2026 17:41

Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, u ka kërkuar falje punonjësve të Fondacionit Gates për lidhjet e tij me financierin Jeffrey Epstein, duke pranuar se kishte bërë gabime.

Megjithatë, edhe pse ai ka pranuar lidhjet e tij martesore me dy gra ruse, ai ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Ai pranoi se kishte pasur dy marrëdhënie me gra ruse, të cilat, sipas tij, u zbuluan më vonë nga Epstein, por theksoi se këto marrëdhënie nuk kishin lidhje me viktimat e financierit.

“Nuk bëra asgjë të gabuar. Nuk pashë asgjë të gabuar”, citohet të ketë thënë Gates.

Ai shtoi se fotografitë e publikuara së fundmi në dosjet e lidhura me Epstein – ku ai shfaqet me gra, fytyrat e të cilave janë të paidentifikueshme, ishin realizuar me kërkesë të vetë Epsteinit, pas takimeve të tyre.

“Për të qenë i qartë, unë nuk kam kaluar kurrë kohë me viktimat apo me gratë përreth tij”, tha Gates, duke theksuar se ishte një gabim i madh që kishte kaluar kohë me Epstein dhe që kishte përfshirë drejtues të Fondacionit në takime me të.

“U kërkoj falje njerëzve të përfshirë për gabimin që bëra”, shtoi ai.

Gates deklaroi gjithashtu se nuk kishte qëndruar kurrë gjatë natës në pronat e Epstein dhe nuk kishte vizituar ishullin e tij privat. Në fund, ai pranoi se prania e figurave të tjera të njohura në takime e kishte bërë situatën të dukej e normalizuar, duke shtuar se lidhja e tij me Epstein mund të ketë ndihmuar në përmirësimin e imazhit publik të financierit në atë kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB