“Nesër do të prezantohet draft-rezoluta”, Balla takohet me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian

25/02/2026 09:40

Kreu i Gupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka takuar në Parlamentit Europian, Raporterin për Shqipërinë Andreas Schieder.

Krahas fotos, Balla shkuan se nesër do të prezantohet draft-rezoluta për Shqipërinë në AFET, teksa shton se rikonfirmon se vendi është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“U takova në Parlamentin Europian me Raporterin për Shqipërinë Andreas Schieder. Draft-Rezoluta për Shqipërinë, e cila do të prezantohet nesër në AFET, përbën një njohje të qartë, objektive dhe inkurajuese të progresit të vendit tonë në rrugën e integrimit europian.

Dokumenti vlerëson hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave brenda vetëm 13 muajsh — një rekord në historinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian — dhe vlerëson ritmin dinamik dhe përmbajtësor të negociatave. Ai thekson ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027, duke reflektuar vendosmërinë dhe përgatitjen serioze të Shqipërisë.

Parlamenti Europian njeh gjithashtu progresin konkret në forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e shtetit të së drejtës, avancimin e reformave socio-ekonomike, zbatimin e politikave mjedisore, thellimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian.

Ky vlerësim rikonfirmon se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian — me seriozitet, besueshmëri dhe përkushtim të plotë“, shkruan Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB