39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht
Gjykata kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare çështjen për mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi lidhet me kërkesën e Adriana Kalasë e cila kërkoi konstatimin si antikushtetues dhe të paligjshëm të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.
Po ashtu kërkuesja kërkoi Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe Shfuqizimin si të papajtueshëm me
Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, date 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë.
Por të gjitha këto kërkesa Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë duke konfirmuar përfundimisht si avokat populli Endrit Shabanin.
Top Channel