Juventus, ‘rihapet ndeshja’ për rinovimin e Vlahovic, së shpejti takim tjetër me agjentët e sulmuesit
Kombëtarja e vajzave i ka nisur përgatitjet për ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit të vitit 2027. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore me grupin që ishte i plotë me lojtaret që u fokusuan te ushtrimet taktike për vendosjen në fushë.
Mbrojtësja e kombëtares që aktivizohet te ekipi i Genoas në Itali, Arbenita Curraj, bëri të ditur objektivat e skuadrës sonë kuqezi.
‘Edhe pse objektivi për të shkuar në Botëror është pak ‘i largët’ për ne, ne gjithmonë e nisim fushatën me këtë synim. Objektivat tona këtë herë janë që të marrim fitoren e parë me Malin e Zi dhe pastaj të vazhdojmë me ndeshjen e radhës, për të qëndruar në Ligën B-tha Arbenita Curraj-Jemi munduar edhe ne si lojtare, por edhe stafi patjetër. Edhe pse i njohim, pasi kemi pasur ndeshje me këto kundërshtare, sidomos me Malin e Zi dhe me Çekinë, edicionin e kaluar. Por futbolli po ndryshon ditë për ditë dhe sot çdo ekip është i fortë dhe çdo ditë ndryshon mënyra e të luajturit futboll. Me analizat që do të bëjë stafi dhe ne në ditët në vazhdim, pasi kemi disa ditë në dispozicion, do të mundohemi të bëjmë më të mirën.
E motivuar dhe e fokusuar është shfaqur edhe mbrojtësja e Apolonisë, Klea Hamonikaj që premtoi një paraqitje të mirë të skuadrës sonë përfaqësuese
‘Jam shumë e emocionuar për ftesën dhe dy ndeshjet e radhës. Ne do të mundohemi të japim maksimumin dhe të arrijmë rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet. E rëndësishme është të bëjmë paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi. Pastaj, me radhë edhe ndeshjet e tjera-tha Hamonikaj- Mali i Zi është një kundërshtar që e njohim, si nga ekipi A, ashtu edhe nga ekipet e moshave. Me Uellsin kam luajtur kur isha pjesë e ekipit U-19 dhe e njoh si kundërshtare, me disa prej lojtareve jam ndeshur edhe më parë. Janë kundërshtare të forta. Në futboll nuk ka rivalë të lehtë. Gjithsesi, ne do të japim maksimumin dhe kemi treguar se kemi kaluar edhe kundërshtare më të vështira.
Top Channel