Liga e Kampioneve / Raundi i fundit eliminator kishte plotë drama, surpriza dhe mrekulli në të dy netët europiane
Polici Aurel Kaziu u arrestua një ditë më parë pasi u kap në territorin e Kosovës me një milion euro në makinë dhe më pas u pezullua nga detyra.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka zbuluar detaje të reja në “Top Story” sa i përket kësaj ngjarjeje.
Ajo shprehet se Kaziu kishte më pak se një vit në detyrë dhe mendohet se është përdorur nga grupet kriminale për të transportuar paratë drejt Shqipërisë.
“I arrestuari është një polic i ri. Thuajse një vit kishte si polic. Ishte një agjent krimesh. Kishte pak kohë i fejuar, familjar. Ai mund të jetë përdorur nga grupet kriminale për transportin. I binte për rrugë tokësore nga Serbia drejt Kosovës. Pala kosovare kishte marrë informacione. U bë një kontroll me pajisje të tjera ku u zbuluan paratë. As pala kosovare, as pala shqiptare nuk janë në gjendje të zbulonin nga vinin këto para. Dyshohet se janë të një grupi kriminal që vijnë në territorin shqiptar, qoftë të Kosovës, qoftë të Shqipërisë, për pastrimin e tyre”, u shpreh gazetarja.
Top Channel