Meksika është në një kaos total pas vrasjes së liderit të drogës, El Menchos, teksa dy federata të tjera pas Gjermanisë kanë reaguar për sigurinë në Kupën e Botës 2026.

Federata Boliviane e Futbollit ka njoftuar se do t’i dërgojë një letër FIFA-s duke kërkuar masa të rrepta sigurie për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës 2026, të cilat do të zhvillohen në mars në Meksikë.

Presidenti i Federatës, Fernando Costa, tha se do të kërkojnë që të rriten të gjitha masat e sigurisë për të garantuar mbrojtjen e delegacionit dhe pjesëmarrësve. Ai shtoi se janë duke marrë të gjitha masat paraprake për të siguruar sigurinë e lojtarëve dhe stafit, ndërsa presin vendimet e FIFA-s, përfshirë mundësinë e ndryshimit të vendit të zhvillimit të ndeshjes.

Turneu kualifikues, i cili do të japë dy vende për Kupën e Botës 2026, do të zhvillohet në Guadalajara dhe Monterrey dhe do të ketë pjesëmarrës nga Bolivia, Xhamajka, Iraku, Republika Demokratike e Kongos, Kaledonia e Re dhe Surinami. Bolivia do të ndeshet me Surinamin më 26 mars në Monterrey.

Kjo shqetësim për sigurinë ka shprehur edhe Federata Portugeze e Futbollit, e cila ka njoftuar se po monitoron me kujdes situatën para miqësores kundër Meksikës, që do të zhvillohet më 28 mars në stadiumin Azteca në Ciudad de México. Federata ka theksuar se përparësia kryesore është siguria e lojtarëve, stafit dhe tifozëve, ndërsa pritet të jetë i pranishëm edhe Cristiano Ronaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB