Leigh-Anne Pinnock kërkon ndalim të rrjeteve sociale për nën 16 vjeç! “Toksiciteti është bërë i pamëshirshëm”
Melania Trump është përballur me kritika në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në darkën e guvernatorëve të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, një event me kod veshjeje formal.
Zonja e Parë zgjodhi të paraqitej me pantallona argjendi, të kombinuara me një bluzë të zezë elegante.
Ndërsa pjesa më e madhe e të ftuarve ishin veshur me fustane të gjatë mbrëmjeje dhe smokingë klasikë, disa komentues e konsideruan zgjedhjen e saj si të papërshtatshme për një darkë black tie.
Në rrjetin X nuk munguan ironitë dhe krahasimet, ku disa përdorues e cilësuan veshjen si të tepruar për rastin.

Megjithatë, shumë mbështetës nxituan ta mbrojnë, duke vlerësuar stilin e saj dhe guximin për të zgjedhur pantallona në vend të një fustani tradicional. Sipas tyre, paraqitja e Melanias ishte moderne, elegante dhe në përputhje me imazhin e saj publik.
Eventi u zhvillua më 21 shkurt dhe në të morën pjesë vetëm guvernatorë republikanë.
Gjatë fjalës së tij, Trump bëri edhe një koment për dokumentarin e fundit të bashkëshortes, duke e quajtur me humor yll filmi.
Top Channel