Barcelona është gati, katalanasit duan të transferojnë Haalandin, mendohet edhe ‘Plani B’ nga Manchester City

25/02/2026 16:54

Barcelona ka shprehur interes për të nisur një ofertë për Erling Haaland, nëse sulmuesi i Manchester Cityt bëhet i disponueshëm për transferim.

Pavarësisht vështirësive financiare që ka kaluar klubi katalanas, ata janë të bindur se kanë mundësitë për të arritur një marrëveshje, nëse lojtari 25-vjeçar vendos të largohet nga Etihadi.

Joan Soler, një nga anëtarët e bordit të Barcelona, deklaroi se klubi do të ishte në konkurrencë për Haaland dhe lojtarë të tjerë të nivelit të tij, si Julian Alvarez, ish-partneri i tij në sulm te Manchester City, tani te Atletico Madrid.

“Po, ne mund të nënshkruajmë me lojtarë si Julian Alvarez ose Haaland,” tha Soler. “Këto nënshkrime do të shlyhen vetë brenda pesë vitesh dhe financat e Barcelonës janë gati për diçka të tillë.”

Interesi i Haaland për të luajtur në Spanjë është i njohur, por ai nënshkroi një kontratë dhjetëvjeçare me Cityn në fillim të vitit 2025. Barcelona, megjithatë, do të duhet të sigurohet që Haaland të përshtatet me strukturën e saj të pagave, e cila mund të jetë një pengesë për transferimin e tij.

Soler shtoi se Barcelona është e kujdesshme kur bëhet fjalë për nënshkrime të shtrenjta. “Duhet të nënshkruajmë lojtarë me çmimet e tregut, duke pasur parasysh shkallët e pagave tona. Ne i kemi vendosur vetes një limit dhe nuk do ta tejkalojmë atë,” tha ai.

Haaland kaloi te Manchester City nga Borussia Dortmund në vitin 2022 dhe ka dominuar Premier League, duke fituar Këpucën e Artë në secilin nga dy sezonet e tij të para. Ai është gjithashtu afër për të fituar përsëri këtë çmim këtë sezon, duke shënuar 22 gola në ligë.

Megjithatë, Barcelona mund të kthehet te shoku i Haaland në City, Omar Marmoush, nëse transferimi i norvegjezit dështon. Sipas “Diario Sport”, egjiptiani 27-vjeçar është bërë një alternativë serioze për Barcelona, që ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e tij që nga koha kur luante te Eintracht Frankfurt.

Marmoush ka kaluar në Etihad për 64 milionë paund, por ka pasur spekulime që ai mund të largohet nga City për shkak të vështirësive për të siguruar ndeshje titullari këtë sezon. Mendohet se Pep Guardiola mund të ishte i gatshëm ta shesë atë për një çmim më të ulët se sa është paguar për transferimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB