Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi disa minuta pas orës 07:20 nëpërmjet X se kishte mbërritur në Kiev, “për herën e dhjetë që nga fillimi i luftës” që Rusia nisi saktësisht katër vjet më parë , në vitin 2022.
Qëllimi i vizitës së sotme, tha gjermanja, është “të riafirmojë se Evropa qëndron e palëkundur në anën e Ukrainës, ekonomikisht, ushtarakisht dhe gjatë këtij dimri të ashpër”, për të theksuar “angazhimin tonë të vazhdueshëm” për të mbështetur “luftën e drejtë” të Kievit dhe “ për t’i dërguar një mesazh të qartë si popullit ukrainas ashtu edhe agresorit: Ne nuk do të tërhiqemi derisa të rivendoset paqja”.
“Paqe sipas kushteve të Ukrainës”, vuri në dukje ajo në mbyllje të postimit të saj.
In Kyiv for the tenth time since the start of the war.
To reaffirm that Europe stands unwaveringly with Ukraine, financially, militarily, and through this harsh winter.
To underscore our enduring commitment to Ukraine’s just fight.
And to send a clear message to the Ukrainian… pic.twitter.com/iULkEQji16
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2026
Presidenti i Komisionit dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa do të marrin pjesë në një ceremoni, me udhëheqës të tjerë evropianë.
Siç tregohet në videon e ngarkuar në X, Ursula von der Leyen mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren, ndërsa zyrtarët ukrainas e pritën me një buqetë me ngjyrat e Ukrainës.
Top Channel