U arrestua pasi i doli emri në dosjen ‘Epstein’, avokatët e Mandelson: Akuzat janë të pabaza, ai do të bashkëpunojë me…

24/02/2026 21:55

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, Lord Peter Mandelson, u arrestua ditën e djeshme në Londër nën dyshimin për shpërdorim detyre, në kuadër të një hetimi që lidhet me dosjen e financierit Jeffrey Epstein.

Policia njoftoi se një 72-vjeçari u arrestua pas bastisjeve në dy prona të lidhura me të. Ai më vonë u lirua me kusht, ndërsa hetimet për të ende vazhdojnë.

Hetimi ka nisur pas publikimit të miliona dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, ku kuptohet të ketë korrespodencë dhe kontakte mes Mandelson dhe Epstein, mes të cilave edhe dërgimi i informacionit të ndjeshëm qeveritar dhe diskutime rreth politikave ekonomike gjatë kohës kur Mandelson ishte ministër i biznesit në vitet 2008–2010.

Avokatët e tij kanë deklaruar se arrestimi erdhi pavarësisht një marrëveshjeje për një intervistë vullnetare dhe se rreziku se ai planifikonte të largohej nga vendi ishte i pabazë. Ata thonë se Mandelson dëshiron të bashkëpunojë me autoritete dhe të pastrojë emrin e tij.

Mandelson u shkarkua nga posti i ambasadorit në SHBA në shtator, pasi u bënë publike detaje të marrëdhënies së tij me Epstein, dhe ai ka dhënë dorëheqjen edhe nga Dhomë e Lordëve në fillim të këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB