Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë me thellësi 15 km dhe epiqendër në bashkinë e Belshit është regjistruar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së martës. 

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë të forta në fshatin Rrasë ku ishte epiqendra e po ashtu në bashkinë e Belshit, Cerrikut e Elbasanit. Më lehtë tronditjen u ndjenë edhe në kryeqytet.

Agjencia e mbrojtjes civile dhe emergjencat civile të bashkisë Belsh bëjnë me dije se deri tani nuk ka raportime për problematika në komunitet apo dëme në infrastrukturë.

Vetëm disa ditë më parë një tjetër lëkundje tërmeti u regjistrua në bashkinë Devoll duke shkaktuar panik në popullsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB