Operacioni i SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at, Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për katër personat e arrestuar
Prokuroria e Posaçme kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi.
Biznesmeni i hidrokarbureve është shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal me të cilin akuzohet se do të pastronte 18,3 milionë euro të mafias italiane.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryeprokurori i SPAK Klodian Braho veç dënimit të Tacit kërkoi gjithashtu edhe konfiskimin dhe kalimin në favor te shtetit të rreth 18 milionë eurove. Shuma monetare prej 18,399,941.50 euro ishte në llogarinë e Francesko Zummo.
Llogaritë bankare aktualisht janë të konfiskuara sipas një vendimi po të Gjykatës së Posaçme kur dënoi Artur Ballën dhe Bledar Lilon.
Kujtojmë së Rezart Taçi është ende në kërkim dhe gjykohet në mungesë.
Top Channel