Në Lezhë, shëndeti mendor po trajtohet gjithnjë e më shumë si një nevojë reale dhe jo si tabu.
Që prej nëntorit 2025 është vënë në funksion Qendra Komunitare e Kujdesit Mendor, e cila ofron mbështetje psikosociale për qytetarët. Në Lezhë, shëndeti mendor po trajtohet gjithnjë e më shumë si një nevojë reale dhe jo si tabu. Që prej nëntorit 2025 është vënë në funksion Qendra Komunitare e Kujdesit Mendor, e cila ofron mbështetje psikosociale për qytetarët.
Sipas të dhënave zyrtare për periudhën nëntor 2025- shkurt 2026, në territorin e Bashkisë Lezhë janë identifikuar 945 persona me problematika të shëndetit mendor, si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit. Gjatë kësaj kohe janë kryer vizita psikiatrike, vlerësime psikologjike, seanca këshillimi dhe janë ndjekur raste sociale me vështirësi ekonomike apo familjare. Në raste të veçanta, pacientët janë referuar për trajtim të specializuar në spitalin psikiatrik.
Nga ana tjetër, qytetarët e konsiderojnë këtë një shërbim të domosdoshëm, duke theksuar se problematikat e shëndetit mendor duhet të trajtohen njësoj si çdo sëmundje tjetër.
Edhe pse paragjykimet ende ekzistojnë, gjithnjë e më shumë qytetarë, veçanërisht adoleshentë dhe persona të moshës 35–55 vjeç, po kërkojnë ndihmë si një hap drejt mirëqenies dhe rikthimit në normalitet.
Top Channel