“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për…
Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit më së largu më katër mars.
Edhe pas takimeve ndërpartiake, nuk ka një emër konkret për kandidatin për të parin e shtetit.
Megjithatë, nga këto takime u bë e qartë që asnjëra prej partive politike nuk i ka dalë në krah, Vjosa Osmanit që synon edhe një mandat tjetër si presidente, madje as Lëvizja Vetëvendosje.
Albin Kurti të hënën tha se nuk ka mbledhur nënshkrime për asnjë kandidatë për mungesë votash, por njohësit thonë se ai e do një president që nuk e “sfidon” në nivelin ndërkombëtar.
Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë për t’u përmbyllur ky proces, njohësit e politikës thonë qe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje, përderisa akoma nuk ka një kandidat të zyrtarizuar.
Presidentja aktuale Vjosa Osmani synon edhe një mandat tjetër e Ramush Haradinaj i dorëhequr së fundmi nga pozita e kryetarit të partisë, është shprehur i gatshëm për garë, por asnjëri nuk i kanë mbledhur 30 nënshkrimet që parasheh kushtetuta për të kandiduar për të parin e shtetit.
Top Channel