Moti i keq paralizon SHBA-në/ Mbi 5000 fluturime anulohen pas stuhisë së borës, ndërprerje energjie për më shumë se 600 mijë prona
Ish-kryeministri norvegjez dhe ish-kryetari i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ndodhet në spital në gjende të rëndë shëndetësore.
Incidenti vjen ndërsa policia norvegjeze po e heton atë nën dyshimin për “korrupsion të rëndë”, pas akuzave në lidhje me marrëdhëniet e tij të kaluara me ‘famëkeqin’ Jeffrey Epstein, i akuzuari si përndjekës dhe shfrytëzues seksual.
Ndërkohë, Instituti Norvegjez i Nobelit i ka kërkuar Jaglandit një shpjegim zyrtar për çdo përfitim financiar që dyshohet se ka marrë nga Epstein gjatë kohës së tij në Komitetin e Nobelit.
Në dosjen “Epstein” emri i Jagland del edhe në lidhje me Shqipërinë, ku shprehej mes të tjerash në email-et e tij se ‘në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”, referuar vizitave që kishte bërë në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve zyrtare të Këshillit të Evropës.
Drejtori i institutit, Kristian Berg Harpviken, ka deklaruar publikisht se çdo transaksion i rëndësishëm financiar gjatë periudhës në fjalë do të përbënte shkelje të kodit të etikës.
Sipas raportimeve, duke cituar dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jagland dyshohet se i ka kërkuar Epstein të garantojë blerjen e një apartamenti, pa u bërë i ditur rezultati i kërkesës.
Të njëjtat dokumente deklarojnë se Jagland është pritur në rezidencën e Epstein në New York në vitin 2018, si dhe në apartamentin e tij në Paris në vitet 2015 dhe 2018. Përveç kësaj, ish-kryeministri dhe familja e tij dyshohet se kanë planifikuar një udhëtim në ishullin privat të Epstein në vitin 2014 , i cili në fund nuk u zhvillua.
Ministria e Jashtme Norvegjeze njoftoi se do t’i kërkojë Këshillit të Evropës të heqë imunitetin e Jagland si ish-sekretar i Përgjithshëm i Organizatës.
BREAKING:
Norway’s former Prime Minister and ex-chairman of the Norwegian Nobel Committee Thorbjørn Jagland has reportedly been hospitalized after a suicide attempt.
The Norwegian police recently launched an investigation against him in connection with the Epstein Files. pic.twitter.com/SgaBhdmWgq
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 24, 2026
Top Channel