“Masivi është aktivizuar 30 vjet më parë”, drejtori i hekurudhës për rrëshqitjet e dheut në aksin Përrenjas-Librazhd: Shirat ngarkuan situatën

24/02/2026 18:12

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, ka folur rreth situatës së rrëshqitjeve të dherave në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd.

Ai tha se masivi i asaj zone është aktivizuar 30 vjet më parë, teksa shtoi se shirat rënduan situatën.

“Në kilometrin 103, në Dragostinjë, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritja e lumit Shkumbin kemi pasur problematika të shtuara në këtë kilometër. Masivi i asaj zone është aktivizuar 30 vjet më parë. Ky masiv, i ngarkuar me shirat e këtyre katër muajve, bëri të mundur planin rrëshqitës.

Siç e tha drejtori i ARSH strukturat janë në terren, konsulentët tanë janë prezentë për të zgjidhur problematikën, ne do të marrim hapat tona. Do të marrim masa për mënjanimin e ujërave në atë shpat, shpresojmë që shirat mos jenë prezentë në kohën që operojnë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB