Dosja e Taçit/ “Rezarti është shumë i inatosur”, zbardhen komunikimet që “fundosën” biznesmenin: Dua të shoh me sytë e mi që paratë janë në llogari
Rruga më e vështirë që kanë bërë fermerët e Goriçanit, është brenda një harku tre mujor ku janë përmbytur 5 herë.
Njëzëri kërkojnë të dëmshpërblehen sepse djersën ua mori lumin.
“Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse vetëm baltë kemi marrë këtë vit”.
“Unë isha në prodhim që në datën 9 janar, më ther në shpirt. Ai duhet të më japë djersën që unë mos të emigrojë, të rri këtu”.
“Kjo përmbytje është si pasojë e hapjes së digave dhe ne si fermerë ndihma e parë që kërkojmë është një argjinaturë anës lumit. S’na jep më kush fidanë u bënë tre herë. Tre herë i mbollëm tre herë u mbytëm”.
Përmbytjet e këtij sezoni ndikuan negativisht edhe tek shifrat e eksporteve nëse krahasojmë janarin e 2025 me atë të vitit 2026 kemi një rënie prej 46%.
“Ky nuk është ujë por djersa jonë që e mori lumi”.
“Mu më janë përmbytur 4 dynym sera. dhe 7 dynym grurë në familje jemi anëtarë nuk e di me çfarë do jetojë”.
“Nuk llogaritet dëmi plehra, fidanë, frezë dëm marramendës”.
“Para dy orësh lumi ishte tek tubi ata lëshuan digat dhe u rrit niveli i tij direkte duke u afruar me 5 metra”.
Ky është Lumi Seman, i cili deri më tani ka përmbytur 300 ha tokë bujqësor nga të cilat 60 hektarë janë sera. Një gjë është e sigurtë nga fshati Gpriçan këtë vit do të prodhohen më pak fruta dhe perime.
Top Channel