Lumi Seman “thau” eksportet/ Shkatërrimi i fermave në kulmin e prodhimit, ulet eksporti i fruta-perimeve me 46%

24/02/2026 15:10

Rruga më e vështirë që kanë bërë fermerët e Goriçanit, është brenda një harku tre mujor ku janë përmbytur 5 herë.

Njëzëri kërkojnë të dëmshpërblehen sepse djersën ua mori lumin.

“Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse vetëm baltë kemi marrë këtë vit”.

“Unë isha në prodhim që në datën 9 janar, më ther në shpirt. Ai duhet të më japë djersën që unë mos të emigrojë, të rri këtu”.

“Kjo përmbytje është si pasojë e hapjes së digave dhe ne si fermerë ndihma e parë që kërkojmë është një argjinaturë anës lumit.  S’na jep më kush fidanë u bënë tre herë. Tre herë i mbollëm tre herë u mbytëm”.

Përmbytjet e këtij sezoni ndikuan  negativisht edhe tek shifrat e eksporteve nëse krahasojmë janarin e 2025 me atë të vitit 2026 kemi një rënie prej 46%.

“Ky nuk është ujë por djersa jonë që e mori lumi”.

“Mu më janë përmbytur 4 dynym sera. dhe 7 dynym grurë në familje jemi anëtarë  nuk e di me çfarë do jetojë”.

“Nuk llogaritet dëmi plehra, fidanë, frezë dëm marramendës”.

“Para dy orësh lumi ishte tek tubi ata lëshuan digat dhe u rrit niveli i tij direkte duke u afruar me 5 metra”.

Ky është Lumi Seman, i cili deri më tani ka përmbytur 300 ha tokë bujqësor nga të cilat 60 hektarë janë sera. Një gjë është e sigurtë nga fshati Gpriçan këtë vit do të prodhohen më pak fruta dhe perime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB