Gonzato takim me Baba Mondin: Të punojmë së bashku për tolerancën dhe integrimin e Shqipërisë në BE

24/02/2026 09:46

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondi, njëherazi kreu i Këshillit Ndërfetar, ku në fokus të bisedës ishte bashkëjetesa fetare dhe rruga e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ai zbardhi diskutimet duke thënë se folën për mënyrat se si mund të punohet së bashku për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin dhe në të njëjtën kohë të kontribuojmë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Shqipëria shquhet për mënyrën paqësore në të cilën fetë e ndryshme jetojnë krah për krah, një vlerë që është gjithashtu themelore për Bashkimin Evropian. Diskutova me Baba Mondin në cilësinë e tij si Kryetar i Urdhrit Bektashi dhe Kryetar aktual i Këshillit Ndërfetar, mënyrat se si mund të punojmë së bashku për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin dhe në të njëjtën kohë të kontribuojmë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.“, shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB