“Doktori i biçikletave”/ Riparon biçikletat e qytetarëve të Korçës: Punoj çdo ditë, nuk bëj pushim

24/02/2026 12:34

Në Korçë, Lorenc Pepellashi ka trashëguar nga i ati pasionin për biçikletën dhe rregullimin e saj, duke e kthyer atë sot në një angazhim të përditshëm në shërbim të përdoruesve të tyre.

Prej vitesh, ai merret me riparimin dhe mirëmbajtjen e biçikletave, një zanat që e ka mësuar brenda familjes në moshë të re. Në dyqanin e tij në Pazarin e vjetër të Korçës ai ruan ende pajisjet e babait të tij.

Me përkushtim dhe durim, Pepellashi rregullon biçikleta të çdo lloji, duke ndihmuar qytetarë të moshave të ndryshme nga më të vegjlit tek më të moshuarit. Ai tregon se gjithçka e ka trashëguar dhe prej dekadash biçikleta u kthye në mënyrë jetese për të.

Përmes kësaj trashëgimie familjare, Lorenc Pepellashi po mban gjallë kulturën e biçikletës në Korçë, duke përcjellë një model pozitiv për brezat e rinj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB