43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: Nuk i duam
Një stuhi e fuqishme dimërore ka paralizuar bregun lindor të SHBA-së, i cili u përball me erëra të acarta dhe reshje rekord dëbore, që prekën miliona njerëz.
BBC thotë se në disa pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts, janë regjistruar gati 94 cm borë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit flet për kushte udhëtimi “pothuajse të pamundura” në Neë York.
Më shumë se 600,000 shtëpi dhe biznese pësuan ndërprerje të energjisë elektrike, me Neë Jersey dhe Massachusetts më të goditurat. Paralajmërimet për stuhitë dimërore u shtrinë nga Karolina e Veriut në Maine veriore, e madje alarmi është dhënë edhe për disa pjesë të Kanadasë lindore.
Kjo ka qenë stuhia më e ashpër e borës në historinë e shtetit më të vogël të SHBA-së, Rhode Island, sipas mediave lokale. Kryeqendra e tij, Providence, kryeqyteti i shtetit, u përball me 91 cm borë, duke e tejkaluar rekordin ekzistues të 72.6 cm, të vendosur në shkurt të vitit 1978. Si në Rhode Island, ashtu edhe në Connecticut-in fqinj janë ndaluar udhëtimet jo-thelbësore. Të njëjtën masë, mori më vonë edhe Guvernatorja e Masaçusetsit, Maura Healey.
Numri i fluturimeve të anuluara në SHBA nga kushtet e motit arriti në më shumë se 5,70, sipas gjurmuesit FlightAware.
Top Channel