Britania miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Moskës në 4 vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, masat synojnë 300 subjekte ruse
Dy gra që kishin shkuar për ski të dielën në rajonin La Chapelle d’Abondance të Haute-Savoie në Francën lindore u gjetën të pa shenja jete të mbuluara në dëborë të dielën, duke e çuar numrin e personave të vrarë në orteqe që nga fillimi i sezonit në 30.
Dy gratë nuk u paraqitën në punë të hënën në mëngjes, duke nxitur mobilizimin e miqve dhe kolegëve. Makina e tyre u gjet pranë një qendre skijimi dhe një helikopter më vonë zbuloi sinjale nga marrës-transmetuesit në një pikë ku kishte ndodhur një ortek.
Ekipet e shpëtimit i gjetën gratë e ‘varrosura’ në dëborë, “në një thellësi prej 50 metrash dhe 1.5 metrash përkatësisht”, sipas autoriteteve lokale të cilat kishin paralajmëruar për një rrezik “të konsiderueshëm” të ortekëve në zonë.
Top Channel