“Më mbyllën në garazh me një qen”/ Shëndriti rrëfeu mes lotësh historinë me bullizmin, miku i banorit: Për herë të parë e dëgjuam dje…
23/02/2026 22:33
Banori i Big Brother Vip, Shëndriti ka rrëfyer brenda shtëpisë se ka vuajtur dikur nga bullizmi.
Mes lotësh ai tha se në ditën e lindjes në shkollë fillore si ‘dhuratë’ e kanë mbyllur në një garazh me një qen brenda i cili e ka kafshuar dhe i ka lënë shenjë.
Për këtë histori të trishtë, ka folur miku i tij i ftuar në emisionin Breaking në Top News.
“Ka ndodhur kur ai ishte në shkollën fillore. Është një fenomen që ndodh në mënyrë të frikshme dhe përhapet shumë.
Historia e tij duhet të sensibilizojë njerëzit: stop bullizimit! Familja dhe ne shoqëria kemi qenë në dijeni, por jo me detaje. Për herë të parë e dëgjuam dje”, tha miku i tij.
Top Channel