Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë PD, shfuqizon ndryshmin e vendimit të rregullores së Kuvendit për numrin e Komisioneve
Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar është gjetur të premten e javës së kaluar në Cuneo të Torinos.
Trupi u gjet nga një shofer që po kalonte në zonë. Hetimet fillestare sugjerojnë se ishte një vrasje, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta. Ekziston gjithashtu dyshimi se vrasja mund të jetë ekzekutim i lidhur me një larje hesapesh. Karabinierët po ndjekin të gjitha pistat, përfshirë një lidhje me një rrjet droge.
Sipas informacioneve fillestare, viktima me origjinë shqiptare, u ekzekutua me plumb pas koke. Makina e tij u gjet po ashtu pranë vendit ku u gjet trupi i tij.
Kur u gjet nga shoferi, trupi i 25-vjeçarit shqiptar ishte i mbuluar me rërë. Rrethanat e sakta të ngjarjes do të zbulohen vetëm pasi viktimës t’i bëhet autopsia e plotë e cila është vonuar për shkak se trupi fillimisht duhet të pastrohet nga rëra dhe dheu që e kishin mbuluar. Hetimet janë duke vazhduar nga Karabinierët, të koordinuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Astit.
Top Channel