Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

22/02/2026 12:49

Një 61-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas problemeve që kishin me autorin për pronat.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa autori është vënë në pranga në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.

Mbi autorin me iniciale A. Ç., rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës atij i gjetën dhe sekuestruan nga policia arma e zjarrit, kallashnikov, 2 kallëpe tritoli, 2 granata dore dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB