Juventus, në verë nisin kërkimet për një portier të ri, Vicario është në pole position
Pa Lautaro Martinez, pa Hakan Calhanoglu, pa Nicolo Barella dhe ende pa Denzel Dumfries. Me rikthimin në minutën e fundit të Piotr Zielinski, me Davide Frattesi sapo të shëruar nga temperatura dhe me Stefan de Vrij të rikthyer në qendër të mbrojtjes.
Në sulm, një 20-vjeçar që tashmë është kthyer në siguri, Francesco Pio Esposito, dhe një tjetër 22-vjeçar, Ange-Yoan Bonny, i hedhur në fushë me sukses në vend të veteranit Marcus Thuram në fundin e ndeshjes, në kërkim të fitores.
Pastaj erdhën golat, të realizuar nga Henrikh Mkhitaryan dhe Manuel Akanji, zgjedhje të goditura nga stoli, si dhe me kontributin e të zakonshmit dhe të pazëvendësueshmit Federico Dimarco. E gjithë kjo më pak se 70 orë para sfidës së rëndësishme në Bodo.
Kjo është arsyeja pse fitorja e Inter në Lecce ka një peshë specifike të madhe, si për të tashmen ashtu edhe për perspektivën. Një sukses që mban qartësisht firmën e trajnerit të saj, Cristian Chivu, i cili ka qëlluar çdo lëvizje, përfshirë vendimin për të rilançuar, vlerësuar dhe mbrojtur Alessandro Bastoni, i vënë në shënjestër nga tifozët vendas në çdo prekje topi, por pothuajse perfekt në çdo ndërhyrje.
Inter vazhdon të fitojë dhe të mbajë një ritëm të çmendur. Merita i takon grupit, por edhe trajnerit që muaj pas muaji po nxjerr në pah gjithë aftësitë e tij. Shifrat e konfirmojnë: në historinë e klubit zikaltër, asnjë trajner në sezonin e tij të parë, pas 26 javësh kampionat, nuk ka grumbulluar më shumë pikë (64) se Chivu. Më mirë se Jose Mourinho (60), më mirë se Arpad Weisz (59), më mirë se Giovanni Invernizzi (63). Madje edhe më mirë, në terma absolutë, se Nils Liedholm (63) dhe Maurizio Sarri (63).
Në Serie A vetëm një trajner ka bërë më mirë: Carlo Carcano, i cili në sezonin 1930/31, pas 26 javësh, kishte grumbulluar 65 pikë (duke llogaritur tre pikë për fitore). Të dhëna që tregojnë qartë punën e jashtëzakonshme që Chivu po bën.
Një meritë për t’u ndarë me “një grup djemsh fantastikë”, siç i quan ai vetë, por edhe me drejtuesit që verën e kaluar patën guximin ta rikthenin në Milano dhe t’ia besonin Interin në duar.
Top Channel