“Irani mund të shkatërrohet brenda një nate, ndoshta edhe nesër”/ Shpëtimi i pilotit amerikan, Trump: Të burgoset ai që zbuloi informacionet sepse…
Një person është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.
Shërbimi Sekret raporton se incidenti ndodhi rreth orës 06:30, teksa burri ishte i armatosur.
Autoritetet njoftuan se personi u pa pranë portës veriore, dyshohet me një pushkë gjahu dhe një bidon karburanti.
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës nga zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me të riun, i cili ishte rreth të 20-ave, dhe gjatë përplasjes u qëlluan me armë zjarri.
Asnjë nga personat e mbrojtur të Shërbimit Sekret nuk ishte i pranishëm në vend në atë kohë.
Presidenti Donald Trump do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë, sipas axhendës së tij publike.
Top Channel