Pakistani dhe Afganistani në prag lufte, shkon në 70 numri i viktimave pas sulmit ajror kundër Talebanëve
Komisioni Europian ka bërë thirrje për qartësi të plotë lidhur me masat që Shtetet e Bashkuara synojnë të ndërmarrin pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila hodhi poshtë detyrimet e vendosura, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump kishte tejkaluar kompetencat duke vendosur tarifa pa miratimin e Kongresit.
Në një deklaratë zyrtare, Komisioni i BE-së thekson se situata aktuale nuk krijon kushte të favorshme për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes palëve.
“Situata aktuale nuk është e favorshme për arritjen e tregtisë dhe investimeve transatlantike ‘të drejta, të balancuara dhe reciprokisht të dobishme’, siç është rënë dakord nga të dyja palët dhe siç përcaktohet në Deklaratën e Përbashkët BE–SHBA të gushtit 2025”, thuhet në reagim.
Komisioni nënvizon se do të mbrojë plotësisht interesat e Bashkimit Evropian dhe se kompanitë dhe eksportuesit e BE-së duhet të kenë trajtim të drejtë, parashikueshmëri dhe siguri ligjore.
“Një marrëveshje është një marrëveshje. Si partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara, BE-ja pret që SHBA-të të respektojnë angazhimet e marra në Deklaratën e Përbashkët, ashtu siç BE-ja mbetet besnike ndaj angazhimeve të veta”, vijon deklarata.
Komisioni bën të ditur gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me administratën amerikane. Të shtunën, më 21 shkurt, Komisioneri Evropian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, zhvilloi bisedime me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së, Jamieson Greer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për uljen e tarifave doganore, në përputhje me deklaratën e përbashkët”, përfundon reagimi i Komisionit Evropian.
We request full clarity on the steps the United States intends to take following the recent Supreme Court ruling on the International Emergency Economic Powers Act.
EU companies and exporters must have fair treatment, predictability and legal certainty.https://t.co/uXQpYiBfxn pic.twitter.com/7YWLtbqLaH
— European Commission (@EU_Commission) February 22, 2026
Top Channel