U hodh në Kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin/ Shpëton mrekullisht i riu vullnetar që u angazhua për gjetjen e trupit, iu përmbys gomonia
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në podkastin “Flasim”, deklaroi se janë depozituar 167 milionë euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve
Ai shtoi se ky fond lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me premtimin që kanë bërë për të moshuarit.
“Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me çka jemi zotuar për për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike.
Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro.
Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond e rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar, qoftë ato që janë zotime të marra gërmë për gërmë, shifër për shifër dhe muaj për muaj e vit për vit ndaj pensionistëve, por edhe detyrimet afatgjata duke garantuar kështu rritjen e premtuar të pagave mujore për pensionistët, si dhe qëndrueshmërinë e sistemit”, tha Rama.
Top Channel