Futbolli i vajzave/Kualifikueset e Botërorit 2027, Trajneri Grima zbulon listën e lojtareve për sfidat me Malin e Zi dhe Çekinë…
Java e 25-të e kategorisë Abissnet Superiore, mbyllet mbrëmjen e sotme me dy ndeshjet e së dielës Tirana-Teuta dhe Flamurtari-Partizani, përballje që synojnë “Final Four” (Fajnëll For) dhe zonën e ftohtë.
Gjithçka sa u përket kësaj jave filloi me fitoren e kampionëve të Egnatias ndaj Dinamos mbrëmjen e së premtes. Ndërkohë që surprizën më të madh e bëri Bylisi që ndërpreu serinë e sukseseve të Vllaznisë duke e mundur me shifrat 2-1 në shtëpinë e tij më Ballsh.
Në stadiumin “Adush Muça”, gjithçka ndodhi më pjesën e dytë me vendasit që kaluan në avantazh me Stoilov në minutën e 48’. Shkodranët u munduan të rikthenin baraspeshën, por në minutën e 97’, Sanogo shënoi edhe të dytin për Bylisin. Gjyqtarja Rusta la takimin të luhej edhe për pak minuta, me shkodranët që ngushtuan diferencën me anë të Tafilit, një gol që shërbeu vetëm si statistikë.
Gjithsesi Vllaznia vijon të qëndrojë në krye me 48 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Egnatias dhe tre më shumë se AF Elbasani, ndërsa Bylisi kalon momentalisht Tiranën dhe ngjitet në zonën play-out.
Elbasani mori një fitore të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar 2-1 ndaj Vorës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Takimi i zhvilluar në Vorë dhuroi emocione dhe polemika, sidomos në pjesën e dytë.
Të besuarit e Gvozdenoviç e nisën më mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit me Olberkis në minutën e 28’. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe Kasalla riktheu ekuilibrin me një realizim spektakolar në minutën e 38’, duke mbyllur pjesën e parë në barazim.
Në të dytën, verdheblutë shtuan presionin në kërkim të golit të fitores dhe në minutën e 82’ arbitri Kreshik Barjamaj akordoi një penallti të kundërshtuar nga kampi vendas. Edhe pas rishikimit me VAR, vendimi u konfirmua. Nga pika e bardhë Lleshi u tregua i saktë, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë me shumë peshë.
Top Channel