Trafiku i rënduar/ Devijimi përmes fshatrave të Librazhdit i vështirë, rrugët alternative të bllokuara

21/02/2026 19:23

Për shkak të bllokimeve në aksin Maliq-Moglicë dhe trajlerit të ngecur në Lozhan, devijimi përmes fshatrave të Librazhdit është i vështirë.

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se çdo rrugë alternative është e bllokuar ose e ngushtë, ndërsa përdoruesit e Koridorit VIII mbeten të bllokuar, duke shkaktuar pritje të gjata dhe vështirësi në qarkullim.

Kujtojmë se për shkak të një trajleri të ngecur në Lozhan, hyrja e mjeteve në Maliq është e bllokuar nga policia.

Qindra qytetarë, mes tyre familjarë dhe fëmijë, presin lirimin e aksit për të vijuar drejt Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB