Shkumbini, lumë mbetjesh/ Përmbytjet sjellin tonelata mbeturina në luginë. Hidhen nga banorët përreth
21/02/2026 15:11
Kjo është pamja e shëmtuar që ofron lugina e Lumit Shkumbin çdo prag pranvere.
Vërshimi i lumit gjatë dimrit sjell me vete tonelata mbetje urbane, të cilat pushtojnë pemët ende pa çelur gjethet.
Specialistët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe lumi Shkumbin vijon të jetë një lumë i sëmurë, i cili, veç pamjes së shëmtuar të asaj që shqiptarët po i bëjnë mjedisit, sjell edhe dëme në shëndet.
Ujërat industriale i shkaktojnë lumit dëmin më të madh, por mbetjet urbane nuk mbeten pas.
Hedhja e mbeturinave në përrenj në fshatra, me vërshimin e shirave, vijnë në bregun e lumit e më pas në det, duke na dhënë atë pasqyrë të katastrofës mjedisore, me të cilën duket se po mësohemi.
Top Channel