Rruga në Lozhan ende e bllokuar nga trajleri, policia bllokon qarkullimin e mjeteve në hyrje të Maliqit. Qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike

21/02/2026 19:15

Për shkak të radhës në aksin Maliq – Moglicë, mësohet se policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit.

Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të hiqet trajleri.

Bëhet fjalë për qindra mjete të cilët po i drejtohet Tiranës, mes tyre ka familjarë dhe fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB