Banorët mësojnë përmbajtjen e Kutisë së Pandorës/ Selin përplaset me Mirin: E shokuar që nuk ndryshoi qasje. Banori: Ja pse nuk e bëra
Pas përjashtimit nga BBV, Kristi zbuloi arsyen pse e kaloi murin rrethues të shtëpisë në spektaklin e kësaj të shtune.
Ai u pyet nga opinionisti Arbër Hajdari se përse zgjodhi të dilte nga muri rrethues dhe jo nga dera. Kësaj pyetje, Kristi Lamaj u përgjigj duke thënë se ishte momenti.
“Ishte momenti i tillë. Jam falënderues, i bekuar që e kam përjetuar këtë eksperiencë magjike. Të gjithë që janë brenda do dalin të fituar. Unë kam fituar, kam fituar publikun, gjënë më me vlerë, jam aq i ngopur, i lumtur i kënaqur. Jam i përulur për këtë mundësi. Nuk e humbur Kristi shtëpinë dhe as shtëpia Kristin.”, u shpreh Kristi.
Pyetjes nga Arbër Hajdari se kush fiton BBV, Kristi tha se do të donte që fitues të ishte Stenaldo. “Do doja ta fitonte Stenaldo”, tha ish-banori.
Top Channel