Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Pogradec/ Ura çahet dhe rrezikon të bjerë, ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve 18 persona u arrestuan dhe 28 të tjerë u proceduan penalisht, pasi hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta drejt policisë gjatë protestës së ditës së djeshme.
Siç bëjnë me dije uniformat blu, gjatë tudimit të djeshëm janë identifikuar 46 persona që kryen akte të dhunshme kundrejt efektivëve të policisë. 18 prej tyre u arrestuan ndërsa 28 të tjerë u proceduan penalisht.
Sipas njoftimit të policisë zbulohet gjithashtu se u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Sakaq, mes të proceduarve është edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Njoftimi i policisë:
Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.
Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel