Që prej orës 11:30, specialistët kanë nisur aksionin për zhbllokimin e aksit rrugor Uji i Zi – Tozhar, në territorin e Bashkisë Poliçan.
Paralelisht, Ministria e Mbrojtjes njofton se vijon angazhimi i Forcave te Armatosura në terren për kërkimin e trupit të personit të humbur pranë kanioneve të Skraparit. Në këtë operacion janë përfshirë: egjimenti i Poshnjes, me 12 efektivë, 2 mjete dhe 2 varka; dhe regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS), Tiranë, me 12 efektivë, të pajisur me dron për kërkim dhe vëzhgim ajror.
“Forcat e Armatosura po veprojnë në koordinim të plotë, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, me qëllim përballimin e situatës dhe përfundimin me sukses të operacionit.
Autoritetet mbeten në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.”-njofton ministria
Top Channel