Lojërat Olimpike Dimërore/ Donald Trump drejt Milanos për finalen e hokejit SHBA-Kanada, Air Force One është gati..

21/02/2026 13:05

Pritja për finalen olimpike në hokejin në akull për meshkuj mes SHBA dhe Kanadasë nuk lidhet vetëm me prestigjin e ‘derbit të Amerikës së Veriut’, por edhe me zbarkimin e paralajmëruar të Donald Trum në Itali. Presidenti amerikan në fakt e kishte kushtëzuar praninë e tij pas gjysmëfinales me Sllovakinë dhe fitores së pastër të skuadrës së SHBA duke ndezur virtualisht motorët e ‘Air Force One’ për itinerarin drejt Milanos.

Komunikimi përfundimtar do të vijë në orët e ardhshme, por makina operative e forcave të rendit është vënë tashmë në lëvizje për sigurinë e kreut të Shtëpisë së Bardhë gjatë qëndrimit të tij në zonën milaneze.

Air Force One drejt Linates; plani i fluturimit të Trump për finalen olimpike. Plani logjistik parashikon 2 opsione kryesore për uljen e avionit presidencial; zbritja në aeroportin e Malpensës që do të pasohej me shumë mundësi nga një transferim me helikopter drejt Arena Santa Giulia apo në aeroportin më funksional të Linates që është shumë pranë impiantit të Rogoredo që do të presë sfidën vendimtare

SHBA-Kanada, një derbi i ‘mrekullisë në akull’. Për Trump, transferta në Arena Santa Giulia përfaqëson edhe rastin për të mos u humbur, për të parë direkt fitimin e medaljes së artë nga skuadra amerikane, që kësaj skuadre i mungon prej 46 vitesh, ose më saktë që nga koha e legjendares ‘Mrekulli në akull’ të 1980. Pasi të ketë ndjekur Jack Hughes me shokë në pasditen e së dielës, presidenti do të shkojë menjëherë në Verona. Atje, ai do të jetë i pranishëm për të ndjekur nga afër ceremoninë e mbylljes së këtij edicioni të Lojërave Olimpike duke e shndërruar finalen e hokejit në një event mediatik në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB