Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3 të Kavajës, shtetasi R. P., 47 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin Skerdilajt Isufi, po 47 vjeç. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Top Channel