Dorëzohet pas 4 muajsh në arrati Gëzim Allçi, i dyshuar për përkrahje të autorit në vrasjen e dyfishtë në Manëz.

Pas dorëzimit, policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Durrësit, të datës 13.11.2025. Gjykata kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij.

Allçi, banues në Manëz, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në tetor 2025 në Manëz të Durrësit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy persona.

Sipas policisë, 31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e DVP Durrës. Ai ka dorëzuar gjithashtu një send në dukje pistoletë, e cila rezulton të jetë armë sportive me gogla, duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor, në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti banal mes palëve në një lokal ku mbetën të vrarë 33-vjeçari

Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Gëzim Allçi dyshohet se pati ndihmuar Daniel Pepën, I akuzuar për vrasjen e Paluçit, largohej nga vendi i ngjarjes. Policia njoftoi se materialet shtesë procedurale i janë referuar Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB