Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia ku ndodhej 22-vjeçari u përmbys në ujë gjatë kërkimeve për 42-vjeçarin

21/02/2026 23:07
Foto ilustruese

Dy persona rezultojnë të zhdukur në Osum në harkun kohor të dy të ditëve.

Një operacion për gjetjen e një personi që dyshohet të jetë hedhur në kanionet e Osumit në Skrapar solli një incident të ri këtë të shtunë. Krahas operacionit të palombarëve, të forcave speciale, ushtrisë dhe Reneas që po kërkojnë në zonë, për të gjetur 42-vjeçari Ilir Kurti, edhe disa të rinj nga Berati dolën vullnetarë dhe nisën kërkimet.

Bëhet fjalë për 5 persona, të cilët rrezikuan jetën kur gomonia me të cilën hynë nëpër kanione u përmbys. Katër prej tyre rezulton të kenë dalë nga uji, por të pestin e ka marrë rrjedha. Nga vendngjarja raportohet se bëhet fjalë për 22 vjeçarin Xhuljano Kaloti.

Dyshohet se i riu ka ngecur pranë hyrjes së një shpelle, një zonë ku mjetet e rënda dhe zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë. por Errësira dhe terreni i thellë nuk po i lejon forcat e kërkim shpëtimit të ndërhynë për shpëtimin e 22 vjeçarit, prandaj edhe  është kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri me helikopter. Nga ana tjetër autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe vullnetarëve të pa trajnuar të mos ndërmarrin nisma individuale në këtë terren ekstremisht të rrezikshëm.
Kujtojmë se që prej mëngjesit të sotëm në kanionet e Osumit nisën kërkimet për 42-vjecarin Ilir Kurti që dyshohet se u hodh në lumë. Një ditë më parë policia gjeti në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes” motomjetin dhe sendet e tij personale.

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB