Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia ku ndodhej 22-vjeçari u përmbys në ujë gjatë kërkimeve për 42-vjeçarin
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se aksin Librazhd-Përrenjas është i bllokuar totalisht për të gjitha mjetet, përfshirë ambulancat, zjarrfikëset dhe Policinë.
Strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po monitorojnë situatën. Prefektura e Qarkut Korçë është në koordinim të plotë me institucionet përkatëse.
“Bazuar në njoftimin e marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, aksi rrugor nacional Librazhd – Prrenjas është bllokuar totalisht për qarkullimin e mjeteve.
Aktualisht, në këtë segment nuk lejohet kalimi i asnjë mjeti, përfshirë ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit, të cilat deri më tani kishin akses në këtë aks.
Strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po monitorojnë situatën në vijimësi. Për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ketë njoftim zyrtar.
Prefektura e Qarkut Korçë mbetet në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës.”, thuhet në njoftim/
Top Channel