Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel në vend
Policia e Tiranës njoftoi dje se një 27-vjeçar me inicialet A.M. u vetëplagos me armë zjarri dhe ndërroi jetë në spital.
Pas hetimeve, këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe marrjes së dëshmive, blutë njoftojnë sot se kanë shpallur në kërkim shokun e tij, pasi ngjarja ka ndodhur në banesën e tij. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e rrethanave sesi ka ndodhur plagosja.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore(këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit“-njofton policia.
Top Channel