Të shtëna me armë në kryeqytet, plagoset një person
20/02/2026 15:53
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se një person, i identifikuar si Akil Koxhaxhiku, është plagosur si pasojë e të shtënave.
Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por hetimet kanë nisur.
Top Channel