“Goca dhe Gra” nis këtë të premte sezonin e shtatë në ekranin e Top Channel.
Rudina Dembacaj, Rozana Radi, Ori Nebiaj, Ema Andrea dhe Sherina Spahiu rikthehen të gjitha me energji dhe shumë surpriza që do t’ju mbajnë mbërthyer pas ekranit.
“Doli vërtet ajo që ne mendonim, ishim kasti që kemi funksionuar shumë mirë. Rikthehemi sërish të pesta, mezi prisnim. Ndërrova edhe ‘look’ nga qejfi”, tha aktorja-moderatorja, Rudina Dembacaj.
Pesë bashkëmoderatore dhe të ftuara njëherazi në një tryezë diskutimesh me tema të mprehta nga aktualiteti.
“Çdo temë sociale apo artistike që shqetëson publikun dhe shkakton debate do të përbëjë një sezon të bukur dhe interesant. Uroj që publiku të na e hapë dritaren e shtëpisë dhe të kalojë dy orë të këndshme”, u shpreh aktorja-moderatorja, Ema Andrea.
Të ftuar special me rrëfime ekskluzive që premtojnë emocione për publikun e programit më të komentuar në rrjet.
“Është si puna e një ujëvare që vetëm rrjedh, këtë sezon do të kemi super të ftuar, që në këtë tavolinë rrëfehet pa filtra. Më besoni që nata e parë do të jetë spektakolare, shumë spektatorë do të marrin përgjigje për gjërat që kanë trazuar rrjetet sociale së fundmi“, tha këngëtarja-moderatorja, Rozana Radi.
“Goca&Gra” ju fton çdo të të mbrëmje në mbrëmje, në një transmetim të drejtpërdrejtë, në ekranin e të gjithë shqiptarëve
“Për mua, televizioni i ka emocionet kur je drejtpërdrejt, ‘Goca&Gra’ merr një dozë të madhe kripe, piperi dhe sheqeri pikërisht nga ky fakt”, deklaroi moderatorja Ori Nebiaj.
“Spontaniteti mes nesh është akoma më i bukur live dhe përçohet direkt te kushdo që na shikon”, tha moderatorja Sherina Spahiu.
Top Channel