“Pse më ngacmon të fejuarën”, si nisi sherri në Rrugën e Kavajës/ 34-vjeçari u qëllua me plumb në bark, partnerja e transportoi në spital
20/02/2026 17:35
Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në Rrugën e Kavajës.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë.
Pas kësaj Akil Koxhaxhiu ka pretenduar se një person në restorant i ngacmoi partneren, situatë që solli një debat mes dy personave.
Pas debatit me fjalë, personi tjetër ka nxjerë armën duke e plagosur në bark me një plumb Akil Koxhaxhiku-n.
E fejuara më pas e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në një spital privat dhe nuk ka rrezik për jetën.
Partnerja e të plagosurit nuk ka pritur që të mbërrijë policia, po ka vendosur ta dërgojë vetë në spital.
Top Channel