Kosova miraton buxhetin “emergjent”, 4 miliardë euro vetëm me votat e mazhorancës, opozita kundër

20/02/2026 20:39

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan të premten buxhetin për vitin 2026.

Një prej ligjeve më të rëndësishme për vendin, kaloi vetëm me votat e pushtetit dhe me gjashtë amendamentet që propozoi komisioni parlamentar për buxhet.

Opozita e kundërshton këtë ligj, pasi sipas tyre ka mangësi e nuk reflekton as përbërjen qeveritare.

Partia Demokratike e Kosovës tërhoqi 32 amendamentet e propozuar nga deputetët e saj, pasi nuk kishin marr mbështetjen në komisionet përkatëse, përfshirë edhe amendamenti për dyfishimin e mbështetjes financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezantuan amendamentet e deputetëve të tyre, por nuk morën mbështetjen as në seancë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në anën tjetër tha se rishikimi i buxhetit që do të bëhet brenda pak muajve do të reflektojë të gjitha prioritetet e kabinetit qeveritar.

Kosova aktualisht funksionon me me 1/12 e buxhetit të vitit 2025, pasi projektligji nuk u miratua me kohë për shkak të bllokadës institucionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB